4.9 C
Tetovo
E enjte, 5 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeEnde po hetohet për zjarrvëniet në Kumanovë! Toshkovski: Ishte grup i organizuar...

Ende po hetohet për zjarrvëniet në Kumanovë! Toshkovski: Ishte grup i organizuar mirë

Sektori për Punë të Brendshme dhe Prokuroria e Kumanovës në fazën parahetimore ende është duke mbledhur informacione në lidhje me djegien e tri veturave dhe një lokali afarist në Kumanovë. Në ditën e tretë, jozyrtarisht mësohet se autoritetet kanë siguruar pamje të autorëve të dyshimtë nga kamerat e qytetit “Safe City” dhe kanë detektuar makinën me të cilën kanë lëvizur në orët e hershme të së hënës. Lidhur me bllokuesit e kamerave të sigurisë së objekteve që janë sulmuar, Toshkovski, tha se bëhet fjalë për grup të organizuar mirë, të cilin do ta zbulojnë së shpejti.

Për incidentet e 28 nëntorit dhe të tjerave që pasuan nëpër qytetet të ndryshme, policia deri më tani ka arrestuar 18 persona, por vetëm 4 prej të cilëve janë lënë paraburgim për djegien e flamurit të shtetit dhe atij shqiptar. Por, ministri nuk theksoi nëse është ngritur masë disiplinore ndaj dy policëve, të cilët në uniformë të policisë hoqën nga shtylla një flamur shqiptar. Për këtë edhe sot reaguan nga BDI. 

Në një reagim, nga koalicioni VLEN thonë se i ashtuquajturi Fronti Evropian i cili, sipas tyre, po hedh shqelmat e fundit, po tenton të mbjellë pasiguri te qytetarët. “Fakti që u destabilizua Fronti i thirrur në “Evropian”, nuk nënkupton se duhet të destabilizohet shteti”, thonë nga VLEN, duke bërë thirrje te të gjithë aktorët politikë që të jenë të unifikuar rreth qëllimeve për integrimin evropian dhe jo veprime tjera retrograde.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments