7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Ende jemi brenda afatit 6 mujor”, Murtezani optimist për ndryshimet Kushtetuese

“Ende jemi brenda afatit 6 mujor”, Murtezani optimist për ndryshimet Kushtetuese

Ministri për Çështje Europiane Orhan Murtezani thotë se si VLEN, mbeten ende në afatin e dhënë prej 6 muajve për ndryshimet kushtetuese. sipas tij vizita e Ursula von der Leyen ka dhënë shpresë për zgjedhje potenciale.

“Ne mendojmë se akoma jemi në atë periudhën gjashtë mujore, andaj deri sa nuk ka kaluar ky afat nuk shohim arsye për komete shtesë. Siç e dini pas vizitës të kryetares së Komisionit Ursula von der Leyen, ka një shpresë më të theksuar për një zgjidhje potenciale dhe ajo çka duhet të bëjmë ne tani është të mos flasim por të bëjmë një zgjidhje”, tha Orhan Murtezani – ministër për Çështje Europiane.

Murtezani njësoj sikur kryeministri tha se me ndryshimet kushtetuese duhet të sigurohet se procesi i bllokimeve do të përmbyllet.

“Jo vetëm në deklarimet publike por edhe private, përfshi edhe raportin e progresit ndryshimet kushtetuese figurojnë qartë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk e konteston nevojën e sjelljes së ndryshimeve kushtetuese, madje ne kemi shumicë të dyfishtë në parlament dhe procedura mund të fillojë menjëherë, për arsyeje se si shtet kemi përvojë të keqe me bllokime. Ne duhet të jemi të sigurt që ndryshimet kushtetuese nuk do e hapin vetëm procesin e bisedimeve, por do e përmbyllin atë. Në moment që ne do të kemi ndonjë zgjidhje se e siguron Maqedoninë e Veriut se procesi bisedimeve një ditë do të përfundojë, ndryshimet kushtetuese mund të filloj menjëherë”, theksoi Murtezani.

I pyetur se nga kush konkretisht presin garanci, Murtezani u përgjigj:

“Po tani jemi në bisedime me partner strategjik dhe me Komisionin Evropian. Së shpejti do të fillojë dialogu edhe me Bullgarinë, shpresojmë se do të ketë një qeveri stabile politike dhe me të gjithë këto do të vijmë te një zgjidhje potenciale”, shtoi ministri për Çështje Europiane Orhan Murtezani.

Murtezani këto komente i bërë gjatë vizitës në komunën e Tetovës, ku bashke me kryetarin e komunës Bilall Kasami thanë se Ministria për Çështje Europiane do të angazhohet që komunat të marrin sa më shumë mjete nga projektet e IPA fondeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments