6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeEmrat/ Milloshoski: Do të kërkohet interpretim autentik të Ligjit për punë të...

Emrat/ Milloshoski: Do të kërkohet interpretim autentik të Ligjit për punë të jashtme, ambasadorët e dërguar pa filtra parlamentar do të kthehen

 Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i VMRO-së, Antonio Milloshoski, gjatë intervistës në televizionin Alfa, ka bërë të ditur se deputetët e VMRO-DPMNE-së do të kërkojnë nga Kuvendi interpretim autentik të Ligjit për Punë të Jashtme, veçanërisht për detyrimin e çdo ambasadori për të paraqitur tezat e tij diplomatike para deputetëve dhe Komisionit për Punë të Jashtme.

Nëse Kuvendi konstaton se ky akt është pjesë përbërëse e procedurës dhe kusht që dikush të emërohet ambasador, atëherë nga MPJ Mucunski do të kërkohet të kthejë të gjithë ambasadorët që janë emëruar për mandat pa kaluar filtrin e komisioni parlamentar.

Referime të tilla me nënshkrimin e ish-presidentit Pendarovski dhe pa paraqitje para Komisionit për Politikë të Jashtme janë bërë këto rastet sipas Miloshoskit:

Lubomir Fërçkoski (OKB Nju Jork, tashmë i dorëhequr)
Andrej Zhernovski (Bukuresht),
Meto Beleski (Bruksel),
Katerina Stavrevska (Londër),
Xhenk Sejfulla (Stokholm),
Pajo Aviroviq (OSBE, Vjenë),
Emil Kërstevski (Pragë),
Jakup Rexhepi (Sarajevë)
Agneza Rusi (Sofje), dhe
Zeqir Ramçiloviq (Podgoricë).

    RELATED ARTICLES
    - Advertisment -

    Most Popular

    Recent Comments