Pasi sonte u mbajt nje mbledhje ne Shipkovice, e thirrur si mbledhje e bashkesise lokale, ndersa ne fund doli se paska qene e keqperdorur per mbledhje partiake.
Nga reagimi i kryetarit te komunes se kinse sonte qenka njoftuar me ceshtjet qe kerkojne te rregullohen ne Shipkovice, dua te ndaj deshmi se ne seancen e Keshillit Komunal per perpilimin e buxhetit per vitin 2023, ku si keshilltare te BDI-se kemi propozuar projekte qe duhen realizuar, une kam propozuar:
1. Begatonizimi i rruges nga qendra e fshatit e deri tek rruga e cila lidhet me shkollen
2. Ndertimi i nje muri mbajtes i cili paraqet rrezik per banoret, vendi te shtepia e Muharemit
3. Riparimi i ujsejllsit dhe kanalizimit
4. Hapja e nje rruge te re prej te restorant Kulla e deri te rruga e cila lidhet me Xhamine e re
5. Vazhdimi i rregullimit te përroit te fshatit ne pjesen prej te ura, e cila ka projekt te gatshem nga viti 2016
Ne seance na u tha se udheheqesia komunale mban shenim per keto kerkesa, ndersa sonte pas gati nje viti kryetari i komunes ne tubim partiak ne Shipkovice ben lojera politike me banoret e fshatit, per te njejtat kerkesa qe ia kam bere zyrtarisht ne seance te Keshillit Komunal.
Kemi arritur te bejme shume pune te rendesishme per Shipkovicen, si asfalltimi i rruges prej te kthesa e fshatit deri ne qender te fshatit ne gjatesi prej 2.5 km, ndriçimi i rruges prej te kthesa e fshatit deri ne dalje te fshatit me gjatesi prej 3.5 km, ndertimi i salles sportive dhe rregullimi i përroit te fshatit, ndersa nje pjese te vogel nen uren e fshatit, qe nga fitimi i mandatit udheheqesia e komunes nuk mundet ta perfundoje edhe pse ka projekt te gatshem.
Ndersa ju beni mire qe te filloni se paku ndonje projekt me te vogel te realizoni ne Shipkovice, e pastaj te vini te flisni per bashkesine lokale me njerez te partise suaj.