Emigrimi, plakja e popullsisë, niveli i ulët i natalitetit janë problemet me të cilat përballet vendi. Ndërmjet dy regjistrimeve në vend, numri i përgjithshëm i popullsisë është ulur për 9.1 për qind. Në vitin 1991 në vend kishte 36 mijë lindje të foshnjave, ndërsa gjatë pandemisë kjo shifër u përgjysmua. Sipas profesor Dragan Tevdovskit, në atë zvogëlim kanë ndikuar dukshëm migrimet e jashtme.
“Nëse merret parasysh trendi i rritjes pa migrimet e jashtme, në vitin 2021 regjistrimi është dashur të tregojë se popullsia do të rritet për 2.3 për qind, por për shkak të migrimeve kemi rënie të popullsisë dhe në nivel vjetor arrin mesatarisht 12 mijë persona”, – deklaroi profesori universitar, Dragan Tevdovski.
Opozita, me qëndrim se në shtatë vitet e fundit janë bërë shumë hapa katastrofike dhe nuk janë ndërmarrë masa demografike.
“Keni udhëhequr politika katastrofale demografike dhe konsideroj se nuk do të përmirësoni gjendjen, sepse demografia nuk mund të përmirësohet shpejt, por me një reagim aq të vonshëm ju duhet të importoni njerëz nga vende të huaja, por edhe ata që do të vijnë nuk e kanë destinacion përfundimtar vendin tonë, por pretendojnë të ikin diku jashtë”, – theksoi deputetja e VMRO-DPMNE-së, Zhaklina Peshevska, përcjell PRESSonline.al
Sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë UNFPA, tendencat demografike janë të pashmangshme dhe zgjidhjet që duhet të ndërmerren janë afatgjate dhe kërkojnë angazhimin e të gjithë faktorëve.
“UNFPA përmes programit për rezistencë demografike po zhvillon zgjidhje për adresimin e problemeve aktuale demografike dhe me këtë kontribuon për zhvillim”, – u shpreh analistja në programin për popullsi në UNFPA, Marija Dimitrovska.
Në vend është duke u përgatitur dokumenti i tretë me radhë për politikat demografike.