1.5 C
Tetovo
E diel, 22 Shkurt, 2026
BallinaLajmeEmërtimi i rrugëve në Tetovë, në vendnumëro

Emërtimi i rrugëve në Tetovë, në vendnumëro

Çështja e emërtimit të rrugëve në Tetovë nuk ka lëvizur nga pika zero. Përderisa kreu i komisionit Albi Qamili, thotë se po punohet në drejtim të pastrimit të propozimeve dhe kalimit tek emrat final, këshilltarët e palës Maqedonase këmbëngulin në emërtim vetëm të atyre rrugëve që nuk kanë as numër e as emër, ndërsa jo edhe ndërrimin e emrave ekzistues të disa rrugëve.

“Si përfundim mbeti që edhe një herë të shqyrtohet lista përfundimtare e propozimeve dhe në mbledhjen e radhës të sjellim vendim që ajo që pas rishqyrtimit ajo që mbetet listë përfundimtare nga ajo të vazhdohet edhe procedura e mëtejme. Prioritet yni është një herë të emërtohen rrugët pa emra dhe me numra dhe pastaj të diskutohen edhe rrugët me emrat ekzistues pra është proces i gjatë i ndërlikuar”, tha Albi Qamili. Kryetar i komisionit për emërtim të rrugëve.

“Do të bisedojmë për ato rrugë që nuk kanë emra dhe ato rrugë që janë vetëm me numra, por edhe ata që janë me numra, fillimisht do pyesim banorët nëse duan apo jo të ndërrohen apo jo. Ndërsa për emrat ekzistues nuk do të bisedojmë”, u shpreh Angel Karapetrov, këshilltar VMRO.

Ndryshe nga VMRO, këshilltari i LSDM-së, këmbëngul se para zgjidhjes se çështjes së emrave të rrugëve, Tetovës i duhen projekte të tjera konkrete.

“Jemi kundër ndërrimit të emrave të rrugëve sepse Tetova ka shumë probleme tjera të pazgjidhura që janë bazike për përmirësimin e jetës së Tetovarëve. Andaj ashpër do i qëndrojmë pas kësaj, sepse vlerësojmë se pas kësaj fshihet kalimi i punëve të tjera që duhet të zgjidhen në Komunë”, tha Zhive Aleksoski këshilltar LSDM.

Përderisa këshilltarët shqiptarë e maqedonas po përplasen mes veti, një pjesë e madhe e rrugëve të Tetovës, vazhdojnë të mbajnë emra të kohës së komunizmit, emra të luftëtarëve rus e tjerë. Në Tetovë janë gjithsej 265 rrugë, prej të cilave 111 janë me emra, 113 me numra dhe 41 nuk kanë aspak emërim./Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments