SHBA- Manjati i teknologjisë, Elon Musk ka trazuar ujërat me një postim të bërë në rrjetin e tij social “X”. Musk shkruan se Kanali Anglez, ngushtica që ndan Britaninë e Madhe nga Franca, duhet të ndryshojë emrin dhe të emërohet Kanali i George Washington.
Ende nuk dihet nëse postimi e tij është paralajmërim për një dekret apo ndryshim të ardhshëm nga administrata e Donald Trump, pjesë e së cilës është dhe Musk.“Emërtimi i ri për zonën ujore që ndan Anglinë nga Franca,” shkruhet në postimin e Musk.
New name for the water that separates England and France pic.twitter.com/R6Lipj1Dra
— Elon Musk (@elonmusk) January 26, 2025