8 C
Tetovo
E premte, 10 Janar, 2025
BallinaLajmeElon Musk gati për të filluar implantimin e çipave speciale në trurin...

Elon Musk gati për të filluar implantimin e çipave speciale në trurin e njeriut

Kompania Neuralink do të fillojë testimin klinik të çipave që do të futen në trurin e njeriut në gjashtë muajt e ardhshëm, njoftoi njeriu më i pasur në botë, Elon Musk.

Kompania, e cila është në pronësi të njeriut që zotëron Tesla, Space X dhe Twitter, ka zhvilluar një çip wireless që do t’i lejojë pacientët të lëvizin dhe të komunikojnë përsëri për vite me rradhë. Deri më tani, ata e kanë testuar atë te kafshët dhe po kërkojnë miratimin nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së (FDA) për eksperimente te njerëzit.

“Duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të sigurohemi që funksionon mirë përpara se ta vendosim këtë pajisje te njerëzit. Në teori, përparimi duhet të jetë i madh. Së pari, ne do ta provojmë pajisjen te dy persona për të rivendosur shikimin e tyre dhe për të riaktivizuar muskujt që nuk mund të lëvizin. Edhe nëse nuk ka parë kurrë, nëse ka lindur i verbër, ne besojmë se mund t’i rikthejmë shikimin – tha Musk në një konferencë në San Francisko.

Pavarësisht njoftimeve të tij, nuk është e sigurt që kompania do ta marrë lehtësisht atë licencë të provës klinike, veçanërisht pasi Reuters raportoi se Neuralink është nën hetim federal për abuzim të mundshëm të kafshëve gjatë testimit. Ka shumë ankesa se shumë kafshë kanë vuajtur dhe kanë ngordhur gjatë eksperimenteve. Kompania ka vrarë rreth 1,500 kafshë që nga fillimi i eksperimenteve në 2018.

Elon Musk deri më tani ka folur më së shumti dhe më hapur për bashkimin e njerëzve dhe makinave.

“Pajisja do të duhet të implantohet direkt në kafkë në mënyrë që elektroda të mund të komunikojnë me pjesë të trurit. Në thelb, ne mund të rregullojmë çdo problem në tru me të. Përveç kësaj, është vetëm fillimi, sepse qëllimi është të mundësohet simbioza e njeriut dhe inteligjencës artificiale – tha Musk më herët.

Ajo simbiozë, siç tha ai në vitin 2017, është qëllimi i tij.

“Ne ka të ngjarë të shohim një bashkim në rritje të inteligjencës biologjike dhe dixhitale së shpejti.” Kompjuterët komunikojnë me disa trilion bit në sekondë, ndërsa njerëzit futin të dhëna në kompjuter me 10 bit për sekondë. Në një kohë kur inteligjenca artificiale po përhapet, njerëzit mund të bëhen të padobishëm nëse nuk bashkohen me vetë makinat – tha njeriu më i pasur në botë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments