12.3 C
Tetovo
E shtunë, 19 Tetor, 2024
BallinaLajmeElmi Aziri: VLEN të mbështes propozim ligjin tonë, që zgjidh problemin me...

Elmi Aziri: VLEN të mbështes propozim ligjin tonë, që zgjidh problemin me lojërat e fatit

 Elmi Aziri nga Fronti Europian njoftoi se kanë dorëzuar në procedurë parlamentare pr/ligj për Lojërat e Fatit. Aziri thotë se pr/ligjin e dorëzuan edhe në prill të vitit 2022, por që për arsye të panjohura, kryetari i Komisionit të Financave, që ishte nga VMRO-DPMNE, nuk veproi në trajtimin e ligjit në fjalë.

“Me këtë ligj parashihet mbyllja e objekteve të lojërave të fatit në vendbanimet tona dhe veprimin e tyre vetëm në hotele me 5 yje. Gjithashtu propozimi parasheh edhe shtrenjtimin e taksave për reklamat, që do të përfundojë në llogari të komunave. I bëjmë thirrje edhe koalicionit VLEN, që të mbështesë këtë ligj si dhe të kushtëzojnë shumicën parlamentare që të bëjnë të njëjtën”, tha mes tjerash Aziri

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments