Deputeti i ASH-së, Elmi Aziri sot është prononcuar sërish lidhur me interpelancën për kryeparlamentarin Talat Xhaferi.
“Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi nuk vepron si kryetar i Kuvendit por vepron si ministër pa portofol të Qeverisë dhe qëndrimi i Aleancës për Shqiptarët është që kjo Qeveri të largohet sa më shpejt për të çliruar institucionet”, deklaroi Aziri,
Sipas tij, Xhaferi nuk duhet të jetë kryetar Kuvendi.
“Qëndrimi ynë si parti politike është i njohur prej kohësh. Ne besojmë se Talat Xhaferi nuk duhet të jetë kryetar i Kuvendit, sepse që nga fillimi i kësaj përbërje parlamentare z. Talat Xhaferi është vendosur në rolin e shërbëtorit të shumicës qeverisëse, në rolin e shërbëtorit të zvkryeministrit Artan Grubi dhe në asnjë rast nuk është kryetar i të gjithë deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjë që në fakt duhet të jetë”, theksoi anëtari i kryesisë së ASH-së.
Sipas tij, zhvillimet e fundit janë pjesë e një shfaqjeje teatrale të drejtuar mirë me Talat Xhaferin, e cila shërben si instrument për të mbuluar temat e përditshme, skandalet dhe dështimet e kësaj qeverie.