11.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeElmi Aziri: Koalicioni eventual mes VMRO-së dhe VLEN-it, nënkupton krizë të thellë...

Elmi Aziri: Koalicioni eventual mes VMRO-së dhe VLEN-it, nënkupton krizë të thellë të legjitimitetit.

Deputeti Ilmi Aizrti nga Fronti Evropian sot në prag të seancës konstituive deklaroi se koalicioni eventual mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it do të shkaktonte krizë të thellë të legjitimitetit, andaj theksoi se do të ishte mirë që gjërat të vlerësohen para se të merren vendime, shkruan Alsat.“Ende nuk janë në sipërfaqe numrat e shumicës, nëse ndodh ajo që po flitet në opinion se do të ketë koalicion në mes VMRO-së dhe VLEN-it besoj se do të na shfaqet problemi i krizës së thellë të legjitimitetit dhe pastaj shtrohet pyetja se çka ti bëjmë ne legjitimitetit që e kemi marrë prej qytetarëve. Andaj vlerësoj se do duhet mirë ti vlerësojmë gjerat para se të marrim vendime. Atë që e thash më herët ne të gjithë se bashku deputetët e Frontit Evropian do të takohemi tash dhe do t’i diskutojmë të gjitha momentet e reja në skenën politike”, deklaroi Elmi Aziri, Fronti Evropian./Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments