Një kriminele nga Guatemala, e cila ka marrë edhe epitetin ‘El Chapo femër’, zhvilloi një fushatë terrori për një hark kohor prej disa vitesh, duke e bërë atë nga kandidate për kryetare bashkie në “mbretëreshë të kokainës”.
Marixa Lemus Pérez, e njohur me pseudonimin “La Patrona” – bosja femër – ndërtoi një perandori kriminale përmes vrasjeve gjakftohtë dhe trafikut të drogës në një qytet të vogël të Amerikës së Jugut.
Ajo u burgos përgjithmonë në vitin 2017, pasi u dënua me 94 vjet burg për një sërë krimesh brutale që ajo kreu.
“Fytyra e saj ishte shkatërruar dhe ajo ishte e shtrirë në një pellg të gjakut të saj”, tha Marixa për Vice News për trupin e pajetë të motrës së saj.
Vrasja e egër do të njihej si “masakra në Los Cuernos”.
Të qenit kryetar bashkie ishte një biznes familjar, pasi vëllai i Mariksës, Magno e mbajti këtë post derisa vdiq në vitin 2009 nga një atak në zemër. Mayra kishte përfunduar mandatin e tij kur u vra.

Në vitin 2011, Marixa ndërhyri për të zëvendësuar motrën e saj në garën për kryetar bashkie, por humbi . Dhe gjërat shkuan keq e më keq për “La Patrona”, kur në vitin 2015 u dënua me 94 vite burg.
Edhe 6 ish-pjesëtarë të policisë u arrestuan si pjesë e bandës së saj. Por karriera e saj kriminale nuk kishte mbaruar ende.
Në vitin 2016 ajo tentoi të arratisej duke u hedhur mbi murin e burgut me ndihmën e të burgosurve të tjerë, por u arrestua pak më vonë.
Vetëm një vit më vonë, ajo tentoi një tjetër arratisje nga një burg ushtarak, këtë herë e veshur si roje.
Kur autoritetet më në fund e gjetën dy javë më vonë, ajo ishte në El Salvador.

ARRATISJET NGA BURGU
Kapja e saj ishte një lajm aq i madh sa presidenti i vendit e lavdëroi policinë në Twitter.
Pasi kaloi katër vjet nga të 96-at e saj në burgun e grave Santa Teresa në Guatemala, Marixa tha për Vice News se ajo ende po përpiqet të fitojë lirinë e saj.
“Dua të rihap çështjen time,” i tha ajo gazetës.
Për shkak të dy arratisjeve të saj të suksesshme nga burgu, asaj iu dha emri “El Chapo femër”.përcjell Lajmi.net
