Të jemi të vetëdijshëm se ekzistojnë ndikime të huaja ndaj Maqedonisë dhe institucionet të ndërmarrin mekanizma adekuat për parandalim, me qëllim të rritjes së rezistencës, porositi ministrja e mbrojtës, Sllavjanka Petrovska. Shërbimet e huaja armike kanë dashur që të kuptojnë më shumë nga ajo që publikisht e kumton armata dhe mbrojtja, por edhe të arrijnë ndikim me qëllim të zbatimit të qëllimeve të tyre.Shërbimi i sigurisë ushtarake dhe për kundërzbulim ka të dhëna me të cilat disponon, nëse dhe kush janë ata shërbime që interesohen dhe në çfarë mënyre ata interesohen dhe nëse duan që të shkaktojnë ndonjë çrregullim në punën pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për zbulimin e informacioneve që janë të klasifikuara ose ndikime ndaj bartësve të pozitave, pa marrë parasysh a janë pozita politike apo pozita në armatë.”- deklaroi Sllavjanka Petrovska, Ministre e Mbrojtjes.
Përpjekje për sulme sajber ka pasur edhe në Armatë. Kanë ardhur nga vendet armike, por të dhënat nuk janë tërhequr.
“Armata është plotësisht e përgatitur në kompetencat e veta kushtetuese dhe ligjore. Mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të republikës. Kryerja e misioneve në vend dhe jashtë vendit, mbështetja e sistemit për siguri kombëtare në ballafaqimin me të gjithë llojet e krizave në kontekst me sistemin për menaxhim me kriza.”- tha Gjeneral Vasko Gjurçinovski, Kryeshef I Shtabit Gjeneral.
Fokusi edhe më tej do të jetë drejt modernizimit të Armatës, por edhe ndaj pjesëtarëve të cilëve me ndryshimet ligjore do t’u rritet standardi. Numri i pjesëtarëve të kanë kërkuar ndërprerje vullnetare të marrëdhënies së punës është përgjysmuar ndërsa ata që për shembull nuk kanë ardhur në punë tre ditë, ditën e katër kanë marrë vendim për shkarkim nga puna.
KËRKESË PERSONALE PËR NDËRPRERJE TË MARRËDHËNIES SË PUNËS
2022: 85 pjesëtarë
2023: 48 pjesëtarë
NDËRPRERJA E MARRËDHËNIES SË PUNËS PËR SHKAK TË MOS PËRMBUSHJES SË DETYRAVE
2022: 64 pjesëtarë
2023: 35 pjesëtarë
Në janar do të zgjidhet oferta për 8 helikopterët e rinj, gjatë fundit të vitit të ardhshëm do të arrijnë automjetet e reja të blinduara, dronët e parë të armatës, ndërsa deri në vitin 2026 Maqedonia për herë të parë do të fitojë edhe sistem mbrojtës ajror. Për këtë modernizim në buxhetin e ri tashmë janë ndarë 2,05% nga BPV.
Me këtë Armata bëhet edhe “interesante” për kërkuesit e punës, ndërsa provë për këtë janë numrat e kandidatëve të paraqitur në konkurset e Armatës së vendit. Në brifingun e sotëm, u kumtua se qiellin e Maqedonisë përveç Greqisë në të ardhmen do ta ruajë edhe Italia, ndërsa vazhdon edhe mbështetja ndaj Ukrainës, por kërkesës së fundit për donacion do t’i përgjigjemi negativisht.