4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeEkstradimi i Morinës ping-pong mes institucionesh.Nga drejtësia në gjykatë, nga gjykata në...

Ekstradimi i Morinës ping-pong mes institucionesh.Nga drejtësia në gjykatë, nga gjykata në prokurori dhe anasjelltas

Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar në Gjykatën Penale kërkesën e Serbisë për ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së Tomor Morina. Penalja kërkesën për ekstradim do ta dorëzojë edhe në Prokurori për të marrë mendim nga organi ndjekës, e më pas, qëndrimin e tyre do ia kumtojnë Ministrisë së Drejtësisë, e cila do të jep vendimin përfundimtar, nëse Morina do të ekstradohet ose jo.

Gjykatësi i procedurës paraprake, në pajtim me dispozitat ligjore, kërkesën do ta dërgojë në Prokurorinë kompetente për të marr mendim, ndërsa me marrjen e këtij mendimi, gjykata do të dalë me qëndrim, të cilin do e dorëzojë në Ministrinë e Drejtësisë e cila është kompetente për procedurën e mëtejshme të ekstradimit”-thonë nga Gjykata Penale.

Gjykata Penale sot ka miratuar kërkesën e Ambasadës së Kosovës në Shkup për të vizituar Tomor Morinën, i cili gjendet në paraburgim, ndërsa paraprakisht, Gjykata kishte hedhur poshtë kërkesat e zëvendës ministrit të brendshëm Agim Nuhiut dhe zëvendëskryeministrit Bujar Osmani.

Ndërsa mbetet e paqartë se sa do të zgjasë procedura nëpër labirintet e institucioneve të drejtësisë, politikan vendas dhe të Kosovës, thonë se ekstradimi i Morinës nga Maqedonia në Serbi është thuajse i pamundur. Sipas Naser Raufit, avokatit të Tomor Morinës, Ministria e Drejtësisë bazuar në ligjin për bashkëpunim ndërkombëtarë për materie penale, nuk duhet të lejojë ekstradimin e Morinës në një shtet ku nuk pritet gjykim i drejtë, pasur parasysh qasjen e Beogradit ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së.

Neni 66, pika 3 e Ligjit për bashkëpunim ndërkombëtarë për materie penale

“Ministri nuk do të lejojë ekstradimin e personit për të cilin është kërkuar ekstradim, nëse ekzistojnë arsye serioze të dyshimit se ai mund t’i nënshtrohet torturës dhe apo ndonjë lloji tjetër trajtimi mizor, çnjerëzor ose degradues, ose shqiptim i dënimit me vdekje”.

Morina për gati dy javë po qëndron në paraburgim, ndërsa u arrestua në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga INTERPOL-i, me kërkesë të Serbisë. Morina ka shtetësi të dyfishtë, të Britanisë së Madhe dhe të Kosovës. Ai deri tani kishte lëvizur pa asnjë problem në të gjitha shtetet evropiane, shkruan Alsat-M.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments