16.9 C
Tetovo
E diel, 8 Shtator, 2024
BallinaLajmeEkstradimi i Millan Radoiçiqit në Kosovë, Daçiq: Ne nuk e njohim pavarësinë...

Ekstradimi i Millan Radoiçiqit në Kosovë, Daçiq: Ne nuk e njohim pavarësinë e Kosovës, s’mund të bëhet ekstradim brenda Serbisë

I pyetur për kërkesën e kryeministrit të Kosovës për ekstradimin e Millan Radoiçiqit në Kosovës pas sulmit në Banjskë, ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha se kjo nuk është e mundur pasi Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, përcjell TV21. Daçiq tha se gjitha negociata në Kosovës MPB-ja serbe i bën me EULEX-in.Unë nuk e di nëse ju e kuptoni që Serbia nuk e pranon Kosovën si shtet të pavarur dhe kjo është absolutisht e pamundur. Ne nuk kemi bashkëpunim të drejtpërdrejt. Ata janë institucione të përkohshme, në përputhje me vendimet e OKB-së, ne gjithçka që punojmë, punojmë me EULEX-in, në këtë mënyrë kemi marrë dhe kemi kërkuar informacione në lidhje me të gjitha ata procese, kështu që kjo pyetje…sepse asnjë ekstradim brenda Serbisë nuk është i mundur, ndërsa Serbia në përbërjen e saj ka edhe Kosovën, kështu thonë në OKB. Me kë negocioni, me EULEX-in apo me Republikën e Kosovës? Me EULEX-in”, tha mes tjerash Daçiq./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments