7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaEksperti i “dëbuar” thotë se SHBA-ja do të përballet me dimrin “më...

Eksperti i “dëbuar” thotë se SHBA-ja do të përballet me dimrin “më të errët ndonjëherë”

Një ish zyrtar i lartë shëndetësor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka thënë Kongresit se shteti mund të përballet me “dimrin më të errët në histori” për shkak të koronavirusit.

Rick Bright ishte udhëheqës i një agjencie shtetërore për të zhvilluar vaksinën, por u shkarkua nga posti i tij muajin e kaluar.

Ai më parë kishte thënë se e kishin dëbuar nga puna pasi që kishte ngritur brengat rreth një trajtimi i cili po promovohej nga presidenti Donald Trump.

Presidenti i SHBA-së e shpërfilli duke e quajtur punëtor “inatçi”.

Bright gjithashtu i tha komitetit shëndetësor të Shtëpisë së Përfaqësuesve se “jetët ishin humbur” për shkak të “mosveprimit” të qeverisë në fazat e para të shpërthimit, raporton BBC.

Ai tha se së pari pati folur për mungesën e pajisjeve mjekësore në janar, dhe se e kishte ngritur çështjen në “nivelet më të larta” të Departamentit për shërbime shëndetësore, por “nuk kishte marrë asnjë përgjigje”.

Në total, 85,807 persona kanë vdekur nga koronavirusi në SHBA, ndërsa shteti i New Yorkut vazhdon të ketë numrin më të madh të të vdekurve, me 27,607 të vdekur.

Gjatë dëshmisë së tij, Bright paralajmëroi se “dritarja e mundësive” për t’u përballur me koronavirusin po “mbyllej” për SHBA-të.

“Nëse dështojmë në përmirësimin e mënyrës se si po përballemi tani, sipas shkencës, kam frikë se pandemia do të përkeqësohet dhe zgjatet”, ka thënë ai. “Pa planifikim më të mirë, 2020 mund të bëhet dimri më i errët në historinë moderne”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments