10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeEkskluzive/ Zëvendësministri i Brendshëm i Maqedonisë Veriut, 20 mijë euro nata në...

Ekskluzive/ Zëvendësministri i Brendshëm i Maqedonisë Veriut, 20 mijë euro nata në hotelin e Stambollit. Kush e pagoi faturën?

linqet që e kanë nxjerë lajmin nga ku është marë botimi

https://www.oranews.tv/rajoni/ekskluzive-zevendesministri-i-brendshem-i-maqedonise-veriut-20-mije-euro–i1068447

https://kanal5.com.mk/zamenik-ministerot-za-vnatreshni-raboti-platil-20-iljadi-evra-za-nokjevanje-vo-hotel-vo-istanbul/a561504

https://faktor.mk/zamenik-minister-platil-20000-evra-za-nokjevanje-vo-istanbul

https://zoom.mk/nov-skandal-so-bushi-zamenikot-na-spasovski-platila-li-vladata-20-il-adi-evra-za-spie-e-vo-luksuzen-hotel/

https://kurir.mk/makedonija/vesti/ora-zamenik-minister-od-makedonija-platil-20-000-evra-za-edno-nokjevanje-vo-luksuzen-apartman/

Faturat e qëndrimit ne hotele me 5 yje kanë bërë që dosja e ish-Ministrit Arben Ahmetaj të përfundojë në SPAK.

Dyshimet janë se me kartën e kreditit të Klodian Zotos janë rezervuar hotele me pesë yje në disa vende të Europës, me vlera që shkojnë nga 2 mijë deri në 3500 euro nata. 

Një denoncim i mbërritur në ‘Ora Investigim’ tregon se një situatë e ngjashme  ka ndodhur edhe në Maqedoninë e Veriut.

Më konkretisht  zëvendësministri i  Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, ka qëndruar një natë në suitën presidenciale të hotelit  ‘CVK Park Bosphorus Hotel’ në Stamboll.  

Këtë gjë e fakton edhe video që ka bërë vetë z. Bushi brenda ambienteve të suitës presidenciale, e cila ka një hapësirë 850 metra. 

Te kjo video shihet qartë se zv.minstri  është duke filmuar ambientet e brendshme të suitës luksoze . 

Në një tjetër moment  në video shihet edhe djali i zv.ministrit, Qerim Bushi, nën shoqërinë e dy vajzave. 

Nga një kërkim i thjeshtë në Booking na rezultoi se nata në suitën presidenciale  është 20 mijë euro.   

Natyrshëm lindin disa pyetje:  

-A mundet z. Bushi të paguajë 20 mijë euro për një natë qëndrimi në hotel, duke ditur se ka një rroge mujore rreth 1500 euro?  

Rezervimi i suitës presidenciale  është bërë nga vetë zv.ministri i Brendshëm apo nga  një shtetas turk? 

Me cilin person ka udhëtuar z. Bushi drejt Stambollit në tetor të vitit 2020? 

Në ditet në vijim Tv Ora do të publikojë të tjera materiale, ku figura të njohura të politikës lidhen direkt ose indirekt me persona që  kanë një të kaluar të errët dhe janë të skeduar nga drejtësia. 

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments