6.4 C
Tetovo
E martë, 7 Tetor, 2025
BallinaLajmeEkskluzive-T.CH/ DASH tregon për Top Channel çfarë u diskutua me kreun e...

Ekskluzive-T.CH/ DASH tregon për Top Channel çfarë u diskutua me kreun e SPAK Altin Dumani në Washington

Në Tiranë vizita e Altin Dumanit kreut të SPAK në Departamentin Amerikan të shtetit disa ditë më parë u komentua në mënyra nga më të ndryshmet.Vetë SPAK nuk dha asnjë detaj për qëllimin e takimit.

Por Departamenti Amerikan i Shtetit i është përgjigjur interesimit të gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se çfarë ishte  diskutuar gjatë takimit mes Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit me kreun e SPAK dy ditë më parë.Një zëdhënës i DASH në përgjigjen për Top Channel përmes postës elektronike tha:

Dublim mbulohet me përgjigjen e e-mailit -“Shtetet e Bashkuara po punojnë me Shqipërinë për qëllimet tona të përbashkëta të ndalimit të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt. Zyrtarë të lartë të Departamentit u takuan me Kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Dumani, për të diskutuar fusha të bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë”

Brendan Hanrahan është zyrtari i lartë në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike (EUR) në Departamentin e Shtetit të SHBA-së. Ky pozicion është përgjegjës për udhëheqjen e politikave dhe marrëdhënieve diplomatike të SHBA-së me shtetet e Evropës dhe Euroazisë.

Në këtë rol, Hanrahan raporton drejtpërdrejt te Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Ky emërim është pjesë e një riorganizimi të brendshëm në Departamentin e Shtetit, i cili synon përputhjen e politikave të administratës Trump me një fokus të theksuar në diplomacinë ekonomike dhe një angazhim të rishikuar me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Pak përpara largimit nga detyra ish sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken  në një ceremoni në Washington e shpalli Altin Dumanin kampion i antikorrupsionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Kreu I SPAK, ishte pjesë e listës me 10 emra për vitin 2024. Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken gjatë ceremonisë tha se numri një i kësaj liste ishte Dumani. Blinken theksoi se numri një i prokurorisë së posaçme antikorrupsion ka bërë një punë të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit pasi ka goditur politikanë të lartë dhe grupe të shumta kriminale.Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments