12.3 C
Tetovo
E mërkurë, 18 Shtator, 2024
BallinaLajmeEkskluzive: Katër serbët e arrestuar dërgohen në arrest shtëpiak, i kërkojnë falje...

Ekskluzive: Katër serbët e arrestuar dërgohen në arrest shtëpiak, i kërkojnë falje publike policisë

Katër serbët e arrestuar për sulm ndaj policisë kërkojnë falje publike, janë  liruar në arrest shtëpiak.

Kështu ka bërë të ditur avokati Shyqri Syla gjatë një konference për media, i cili konfirmojë se për katër personat është caktuar masa e arrestit shtëpiak, raporton lajmi.net.

“Gjyqtari i procedurës paraprake sot në këtë seancë dëgjimore për përcaktimin e paraburgimit refuzojë Kërkesën e Prokurorisë Themelorë për caktimin e paraburgimit dhe ua caktojë masën e arrestit shtëpiak”.

Avokati Syla ndër të tjera tha se serbët kanë kërkuar falje publike ndaj policëve, dhe kanë pranuar një pjesë të fajësisë.

Sipas avokatit ata kanë pranuar se kanë fyer policinë, por jo edhe që kanë sulmuar.

Madje sipas avokatit kanë qen nënë gjendje të dehur për shkak të festimit të një ditëlindje.

“Masa e e arrestit shtëpiak është për të katërtit. Ata pjesërisht kanë pranuar një pjesë të fajit se kanë fyer policët por jo se i kanë sulmuar. Kanë kërkuar kërkim falje publike , janë penduar si dhe kanë qenë në gjendje të dehur për shkak të festimit te një ditëlindje të shokut të tyre”, tha avokati Syla./Lajmi.net/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments