5.3 C
Tetovo
E premte, 24 Janar, 2025
BallinaLajme“Ekipi Amerikan në Maqedoni” –Blerim Sejdiu: “BESA gjithmonë përkrahë reformat në drejtësi”

“Ekipi Amerikan në Maqedoni” –Blerim Sejdiu: “BESA gjithmonë përkrahë reformat në drejtësi”

– Nënkryetari i Besës Blerim Sejdiu ka përshëndetur ardhjen e ekipit amerikan për ndjekjen e të korruptuarve. Sipas Sejdiut Besa ka përkrahur çdo herë reformant në drejtësi.

“Lëvizja BESA, gjithnjë ka pëkrahur reformat në sistemin e drejtësisë dhe fuqizimin e Agjencionit të Antikorrupsionit. Përkushtimi ynë, që nga fillimi ka qenë që politika duhet pastruar nga aktorët e korruptuar, kriminalizuar dhe zhvatës, të cilët pengojnë reformat në integrimit evropian.

Me këtë rast, Lëvizja BESA mirëpret lajmin e kumtuar nga Shkëlqesia e Saj, Ambasadorja Amerikane në Shkup, zonja Aggeler, për ardhjen e Ekipit të Sanksioneve nga Uashingtoni këtu në Maqedoninë e Veriut, për të marrë siç potencoi ajo, “vështrime më agresive ndaj aktorëve të korruptuar të kaluar dhe aktual”, e duke shtuar se “Sektori i drejtësisë i Maqedonisë së Veriut ka nevojë për më shumë hetime, ndjekje penale për të treguar se askush nuk është mbi ligjin.”

E përshëndesim dhe përkrahim këtë ndërhyrje të Administës së SHBA-ve, të cilën e vlersojmë si inkurajuese drejtë çlirimit të institucioneve shtetërore nga zhvatësit dhe aktorët e korruptuar të veshur me petkun e shtetit.

Ky është një lajm i mirë për vendin tonë, qytetarët tanë, e sidomos për rininë tonë të cilët të dëshpëruar janë duke ikur nga vendlindja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments