6.5 C
Tetovo
E martë, 25 Nëntor, 2025
BallinaOpinionEjup Shabani / Zv.kryetari i Bilall Kasamit: teka personale, strategji afatgjatë apo...

Ejup Shabani / Zv.kryetari i Bilall Kasamit: teka personale, strategji afatgjatë apo projekt i VMRO-s për kontroll mbi komunat shqiptare në të ardhmen?

Zgjedhja e zv.kryetarit të Komunës së Tetovës u kalua në heshtje dhe nën habinë e qytetarëve se pse ndodhi. Arsyet mund të jenë të ndryshme, por më të përfolurat janë:

1. Teka personale dhe përmbushja e egove apo premtimeve parazgjedhore ndaj bashkëqytetarëve dhe atyre që e votuan. (Më së shumti e përfolur, por pak e besueshme dhe relativisht më pak e dëmshme.)

2. Një strategji afatgjatë, që në të ardhmen të kërkohet zv.kryetar në komunat ku ka shqiptarë, por që nuk janë në shumicë. (Gjë që mund të lidhet edhe me pikën nr. 3.)

3. Një projekt i VMRO-s, që në të ardhmen të kërkojë zv.kryetarë në komunat e fuqishme shqiptare, me të cilët do të mund t’i kontrollojë dhe të ushtrojë ndikim. (Varianti më i mundshëm.)

Të gjitha këto mbeten vetëm supozime dhe analizë e momentit, për të cilat na duhet kohë që të kuptojmë arsyen e vërtetë të këtij emërimi, i cili u “shpik” nga kryetari i Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami.

Urojmë që të jetë një strategji në të mirën e të gjithëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments