10.1 C
Tetovo
E shtunë, 19 Tetor, 2024
BallinaOpinionEjup Shabani / Nëse nuk bashkohen KOKAT mos prit të bashkohen COPAT

Ejup Shabani / Nëse nuk bashkohen KOKAT mos prit të bashkohen COPAT

Nëse nuk bashkohen KOKAT mos prit të bashkohen COPAT

Krijimi i një Akademie të shkencave mbarë shqiptare mundësi kapitale për një të ardhme të ndritur autoktone.

Mundësia për realizimin e shumë projekteve kapitale dhe hapërimin drejt rrugës së sigurtë të ardhmërisë së brezave të ardhëshme do të ishte krijimi i një Akademie të shkencave mbarë shqiptare nën kompetencat e së cilës do të menaxhohej edhe një shërbim i inteligjencës që do të zbatonte vendimet dhe do të ndihmonte në realizimin e projekteve serioze akademike.

Shqipëtarët çdo herë kanë fituar luftërat por me kalimin e kohës ata i kanë humbur betejat në tavolinë të bisedimeve për arsyen e mungesës së një elite akademie të shkencave mbarë shqitare(kur Akademia vendosë dhe nëse politikat të devijojnë , shërbimi i inteligjencës të merë në dorë dhe të “eliminojë “çdo pengesë që i del para projekteve akademike).

Iniciativa e fundit nga shqipëtarët e Maqedonisë së Veriut ndoshta ka qëllimin e mbarë por për mendimin tim është projekt i destinuar për të dështuar nga se si projekt po keqpërdoret nga politikat ditore pro dhe kontra duke ja zbeh edhe atë pak vullnet të mirë që mbase edhe mund ta ketë.

Edhe pse të ndarë në shumë kufi administrativë mendoj se për interesat më të mëdhaja kombëtare do të duhet të kemi vetëm një akademi shkencash mbarë shqipëtare e pse jo që nën administrim të ndritshëm të kufijve të kemi edhe degët e saj.

Pa dyshim se krijimi i një akademie të shkencave mbarshqiptare është projekt shumë i mundimshëm dhe mund të ndeshet në vështirësi të funksionimit dhe menaxhimit, po fundja u mbetet akademikëve të gjejnë një zgjidhje funksionale, besoj se çdo shqipëtar do ta mirpriste dhe do ta ndimonte një projekt kapital të tillë.

Jemi një Komb kemi një Gjak prandaj KOKAT duhet të bëhen bashkë dhe neve si COPA të na qëndisin në mozaik dhe t’na ngrisin në piadestal si mozaikun më të rëndësishëm në Europë dhe Ballkan.

https://gazetapapirus.com/nese-nuk-bashkohen-kokat-mos-prit-te-bashkohen-copat/?fbclid=IwY2xjawGAzCdleHRuA2FlbQIxMQABHZTQqy-5-hkcmunJTgPzUM7kUfp7755p98hTdEEraPUZaPTbCZ4J0B56Fg_aem_Pv9U6U8nHoO02SBvSbQhBw

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments