Drejtori i Ndërmarrjes Publike Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi në ngjarjen ku tregoi llogaridhënien vjetore, është ndalur në autostradën Kërçovë – Ohër, projekt i cili ka një dekadë që realizohet dhe assesi të përfundojë, transmeton TV21.
Rustemi tha se u përpoqën shumë, por përfundimi nuk është arritur për shkak të paraqitjes së rrëshqitjeve të reja të dheut.
“Edhe pas të gjitha përpjekjeve tona dhe angazhimeve tona ndaj realizuesit të punimeve, nuk arritëm të përfundojmë këtë projekt shumë të rëndësishëm si pjesë e Korridorit 8, për shkak të rrëshqitjeve të dheut”, tha Rustemi.
Më tej tha se është përgatitur edhe revizion dhe do të shqyrtohet në seancën e radhës të Qeverisë.
Realizuam një vit rekord në investim të rrugëve moderne, një vit rekord në të hyrat nga pagesa e taksës rrugore, por ky vit ishte edhe vit historik në të cilin filluam me projektin më të madh për ndërtimin e autostradave të Korridorit 8 dhe Korridorit 10D”.
Kështu e vlerëson vitin 2023, drejtori i Ndërmarrjes Publike Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi.
Më tej ai shpalosi të dhënat:
400 milion euro
62 milionë euro të hyra nga taksat rrugore
630 km rrjet rrugor i përfunduar (2021/2023)
160 km ndërtim të autostradave – aktive
51 km rrugë eksprese – aktive
65 km rehabilitim të rrugëve rajonale – aktive
Implementim i sitemit RAMS
Implementim i sistemit për menaxhim me urat
mbi 1300 m3 mbeturina të mbledhura
5 300 000 м2 bar dhe shkurre të prera.