0.7 C
Tetovo
E diel, 14 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeEfraim Sejdia“Teacher of the Year 2024–2025",profesor i lëndëve të ekonomisë nga shkolla...

Efraim Sejdia“Teacher of the Year 2024–2025″,profesor i lëndëve të ekonomisë nga shkolla e mesme mjekësore “Nikola Shtejn” në Tetovë.

Në kuadër të EconLit Forum 2025, një ngjarje vjetore që po shndërrohet në platformën kryesore kombëtare për promovimin e edukimit ekonomik dhe financiar në Maqedoninë e Veriut, u ndanë edhe çmime për mësuesit që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në përhapjen e kulturës së të menduarit ekonomik tek të rinjtë. Forumi, i organizuar nga Instituti Alternativa Liberale në bashkëpunim me Universitetin e Evropës Juglindore, mblodhi përfaqësues të institucioneve shtetërore, universiteteve, sektorit privat, shoqërisë civile dhe mbi të gjitha mësues dhe nxënës nga e gjithë vendi.
Një nga momentet më domethënëse të Forumit ishte ndarja e çmimit “Teacher of the Year 2024–2025” nga Olimpiada Ndërkombëtare e Ekonomiksit për profesorin Efraim Sejdija nga Shipkovica legjendare , professor I lëndëve të ekonomisë nga shkolla e mesme mjekësore “Nikola Shtejn” në Tetovë.
Rruga drejt këtij vlerësimi është një shembull i qartë i përkushtimit, profesionalizmit dhe besimit në potencialin e nxënësve. Në kuadër të Olimpiadës së Ekonomiksit, profesori Sejdija arriti të angazhojë mbi 500 nxënës në raundin shkollor të garës – një shifër mbresëlënëse, veçanërisht duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një shkollë mjekësore, ku lënda e ekonomisë zhvillohet vetëm për një vit shkollor.

Falë përgatitjes serioze, motivimit të vazhdueshëm dhe mbështetjes nga shkolla dhe kolegët, disa nxënës të kësaj shkolle u kualifikuan në raundin kombëtar të Olimpiadës së Ekonomiksit. Kulmi i këtij suksesi ishte fakti që një nxënës nga shkolla “Nikola Shtejn” u rendit në top 5 në nivel kombëtar, duke fituar të drejtën për të përfaqësuar Maqedoninë e Veriut në Olimpiadën Ndërkombëtare të Ekonomiksit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments