2.7 C
Tetovo
E martë, 21 Janar, 2025
BallinaLajmeEfendi Sulejman Rexhepi: Zekiri ka qenë servil i qarqeve kundër shqiptare dhe...

Efendi Sulejman Rexhepi: Zekiri ka qenë servil i qarqeve kundër shqiptare dhe kundër islame

Ish-kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi ka reaguar ndaj rastit të Muhamed Zekirit, sekretarit gjeneral të Qeverisë në dorëheqje, kundër të cilit Prokuroria Publike nisi sot hetim për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar.

Rexhepi në reagim ka zgjedhur të ripublikojë një reagim të BFI-së në vitin 2019, atëherë kur ishin të shumta kritikat që Zekiri i bënte ndaj tij. Në reagim Rexhepi e akuzon Zekirin se ka qenë servil i qarqeve antishqiptare dhe antiislame dhe se qëllimi i tij i vetëm ishte ta largojë Rexhepin nga BFI.

Ndryshe, gjykatësi i i procedurës paraprake ka vendosur mbrëmë që ta pranojë propozimin e Prokurorisë dhe t’i caktojë masën e paraburgimit tashmë ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri. Gjykata Penale ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj Zekirit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments