7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeEdi Rama uron që marrëveshja për dokumentet “ta çojë në një tjetër...

Edi Rama uron që marrëveshja për dokumentet “ta çojë në një tjetër nivel” dialogun Kosovë-Serbi

Pas arritjes së marrëveshjes së Kosovës dhe Serbisë për dokumentet hyrëse-dalëse ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se pas këtij zhvillimi, dialogu të shkojë në tjetër nivel.

Përmes një shkrimi në Twitter, Rama tha se është lajm i mirë që marrëveshja e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë dhe Kosovës është zgjedhur me dialog.

“Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji. Pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot”, shkroi Rama.Ndryshe, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet kosovare, me këtë rast duke u hequr pengesat për lëvizje të lirë për kosovarët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments