11.6 C
Tetovo
E enjte, 19 Shtator, 2024
BallinaLajmeEdi Rama: Si ka mundësi që nuk është shfuqizuar ende ligji i...

Edi Rama: Si ka mundësi që nuk është shfuqizuar ende ligji i luftës i 84 viteve më parë?

Plot brohorima është pritur fjalimi i kryeministri Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare ju drejtua emigrantëve shqiptarë duke i thënë se nuk janë më shërbëtorët  e dikurshëm të viteve ’90, por tashmë janë zotër të barabartë në Greqi. “Mirë se vij në shtëpinë tuaj të dytë në Greqinë fqinje dhe mike. Faleminderit nga zemra për këtë mikpritje kaq prekëse. Disa këtu në Greqi u çuditën. Të tjerë u mërzitën. Ndonjë edhe tha se unë nuk duhet të vija për vizitë tek ju. Por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi familjar ata do kuptojnë që unë nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm, por kam ardhur të çmallen me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie. Kam ardhur të flas me qytetarët e barazvlefshëm të Greqisë demokratike në Europën demokratike ku shqiptarët nuk janë më të ardhurit e leckosur nga malet, por janë përfaqësuesit e një vendi krenar që është Shqipëria jonë. Shqipëria  i sheh sot drejt e në sy që të gjithë me të njëjtin respekt që meriton dhe kërkon nga të gjithë. Ju shqiptarët e Greqisë jeni sot një vlerë e shtuar e punës, ekonomisë, dijes, kulturës së ktij vendi të bekuar ku qëndron prej 25 shekujsh djepi i filozofisë dhe demokracisë që na lidh jo vetëm fqinjësia por dhe një histori mijëra vjeçare, përgjatë kësaj historie, fatet tona, luftrat, vallet, këngë, përrallat, marrëdhiet tona kanë qenë gjithnjë shumë më të mira se sa janë dukur apo se sa janë lënë të duken nga retë, mjegullat dhe pluhurat e politikës së dy vendeve tona. Edhe sot që flasim dy dekada e kusur, dukja e marrëdhënieve tona thotë shumë më pak se sa realiteti”, tha Kryeministri Edi Rama.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments