4.3 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeEdi Rama “sherr” me Bullgarinë: Dikush t’i ndihmojë me përkthimin, bllokuan bisedimet...

Edi Rama “sherr” me Bullgarinë: Dikush t’i ndihmojë me përkthimin, bllokuan bisedimet për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Ka qenë i menjëhershme reagimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama lidhur me kritikat e Bullgarisë për deklaratat e tij për bllokimin e procesit evropian për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Rama shkruan se ndoshta “dikush duhet të ndihmojë miqtë e Ministrisë së Jashtme bullgare me përkthimin e qetë të përgjigjes sime në Bled”.

Ai qartëson se Bullgaria bllokoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kur më në fund të gjithë të tjerët ranë dakord pas 8 vjetësh të gjata.

“Ndoshta dikush duhet të ndihmojë miqtë tanë të Ministrisë së Jashtme bullgare me përkthimin e qetë të përgjigjes sime në Bled se si Bullgaria bllokoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kur më në fund të gjithë të tjerët ranë dakord pas 8 vitesh të gjata! Thjesht përsërita të njëjtat gjëra që thashë në qershor. Nëse Ministria e Jashtme e Bullgarisë nuk kishte asgjë më të rëndësishme sot sesa një deklaratë publike për diçka që thashë në një panel të Forumit Strategjik të Bled, nuk mund të mos e marr si një kompliment të madh për forumin dhe panelin, duke përfshirë edhe veten time! Por seriozisht, kjo është e pamerituar”, ka thënë Rama./21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments