3.7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeEdi Rama: Punimet në kantierin e tunelit të Llogarasë drejt përfundimit

Edi Rama: Punimet në kantierin e tunelit të Llogarasë drejt përfundimit

Tuneli i Llogorasë, një ndër veprat më të rëndësishme inxhinierike, do të jetë hapur në të gjithë gjatësinë në fund të muajit janar të vitit që po vjen, pasi deri tani janë hapur 5.5 km nga 5.9 km që është gjithsej.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një postim në Facebook ka bërë të ditur se janë hapur 5.5 km, ndërsa kanë mbetur për tu hapur edhe rreth 500 metra.

“Kantieri i Tunelit të Llogarasë, ku vetëm 13 muaj nga nisja e punimeve, janë hapur 5.5 kilometra nga 6 kilometra në total, pra jemi në 500 metrat e fundit

Në javët e para të 2023 parashikohet të përfundojnë plotësisht gërmimet, për të vijuar më pas me proceset e tjera të kësaj vepre shumë të rëndësishme infrastrukturore, e cila do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jonian, duke rritur në parametra europiane standardet e sigurisë rrugore”, ka shkruar Rama në Facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments