24.6 C
Tetovo
E premte, 8 Gusht, 2025
BallinaLajmeEdi Rama publikon pamje nga prishja e ndërtimeve pa leje në Shkodër

Edi Rama publikon pamje nga prishja e ndërtimeve pa leje në Shkodër

Aksioni i nisur prej një muaji për lirimin e hapësirave publike, po vijon në të gjitha qytetet e vendit.

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga prishja e ndërtimeve pa leje në qytetin e Shkodrës.

Kreu i qeverisë njofton se kjo do t’i hapë rrugë Rilindjes Urbane 2.0, me një program të ri qeveri – bashki – sipërmarrje – komunitet, në funksion të Shqipërisë 2030 në BE.

“Mirëmëngjes dhe me çlirimin e hapësirave publike në Shkodër, që vazhdon si në një sërë qytetesh të tjera, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0, me një program të ri qeveri – bashki – sipërmarrje – komunitet, në funksion të cilësisë së hapësirave komunitare e të Shqipërisë 2030 në BE, ju uroj një ditë të qetë”, shkruan Rama.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments