1.2 C
Tetovo
E martë, 11 Shkurt, 2025
BallinaLajmeEdi Rama për arrestimin e Erion Veliaj: E lanë Tiranën pa kryetar,...

Edi Rama për arrestimin e Erion Veliaj: E lanë Tiranën pa kryetar, e mbyllën pa gjyq në qeli

Një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama ka dalë në një lidhje direkte në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’sy” ku ai u përgjigjet komenteve të ndryshme të bëra nga qytetarët në rrjetet e tij sociale.
Siç pritej kryeministri u shpreh edhe për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai tha se drejtësia e re ka gjithë besimin e nevojshëm, por tashmë nuk do të heshtë as për kritikat konstruktive që mund të ketë për të ndihmuar konsolidimin e drejtësisë së pavarur.
“Ajo që ishte interesante ishte si u ekzaltuan nga arrestimi i Erionit dhe si u turrën për të kërkuar dorëheqjeën time. Madje jo vetëm oxhaku i vjetër me blozë, i bufit të vjetër, por edhe ata që të re kanë vetëm moshën. U përndezën nga era e mishit me gjak dhe do të vinë të kërkojnë dorëheqjen time, se u bë deti kos tani dhe o burra të hidhemi te kryeministria.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments