Turizmi po përjeton zhvillime cilësore me shtimin e destinacioneve unike që synojnë të ofrojnë përvoja të veçanta për vizitorët. Në zemër të kryeqytetit, brenda mureve historikë të Kalasë së Tiranës, është hapur “Castle Boutique Hotel”, një investim elegant që bashkon harmoninë mes historisë së pasur dhe komoditetit modern.
Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga objekti, duke theksuar se “Castle Boutique Hotel” ofron një përvojë unike për çdo vizitor që dëshiron të ndiejë Tiranën në mënyrë të veçantë dhe autentike. Kreu i qeverisë thekson rëndësinë e investimeve në zhvillimin e sektorit turistik dhe nxitjen e vizitorëve vendas dhe të huaj që të eksplorojnë thesaret kulturore dhe historike të vendit.Një tjetër gur i çmuar i shtohet mozaikut të turizmit cilësor në Shqipëri. Plot elegancë, në zemër të Tiranës, brenda mureve të vjetra të Kalasë, “Castle Boutique Hotel” është një shembull i shkëlqyer i harmonisë mes historisë dhe modernes. Ky vend ofron një përvojë unike për çdo vizitor që dëshiron të ndiejë kryeqytetin në një mënyrë krejt të veçantë”,-shkruan Rama.
Ky hotel me stil “boutique” është një shembull i mirëfilltë i zhvillimit të turizmit cilësor, që vlerëson trashëgiminë kulturore ndërkohë që ofron shërbime dhe ambiente moderne, duke i dhënë qytetit një dimension të ri mikpritjeje.