Kryeministri Edi Rama ka realizuar një bashkëbisedim me biznese për paketën e rezistencës sociale, ndërhyrjet e qeverisë dhe efektet e krizës ndërkombëtare në ekonomi.
Edi Rama: Ajo fatura që ju vjen juve është një mburojë e padukshme në faturë dhe fatura e ardshme do të ketë dhe mburojën aty që të gjithë shqiptarët ta dinë se ata muaj po paguajnë shumë më pak se çmimi real.
Nuk kemi ndërmend të ngremë taksë, të vëmë TVSH, ju e keni zero. Nuk kemi ndërmend të ngremë taksa mbi individët, përkundrazi. Për Qershorin do ta bëjmë zero taksën për pagën, që i bie 13 për qind. Nga tani 32 mijë deri në 40 mijë lekë do ta bëjmë zero tatimin mbi taksën. Do të përgjysmohet taksa për ata që e kanë mbi 500 mijë lekë rrogën. Për ne kriza është problem për të gjithë se lufta nuk vjen për të sjellë gëzim, as qetësi, por këtë dhimbje koke në radhë të parë duhet ta qetësojmë për ata që fitojnë më pak.