2.1 C
Tetovo
E shtunë, 10 Janar, 2026
BallinaLajmeEdi Rama mbledh Komitetin e Emergjencave Civile: Do të dëmshpërblehen banesat dhe...

Edi Rama mbledh Komitetin e Emergjencave Civile: Do të dëmshpërblehen banesat dhe gjëja e gjallë, lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar situatën e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit, të shkaktuara nga reshjet intensive të shiut në disa zona të vendit.

Mbledhja vjen pas protestës së zhvilluar një ditë më parë në Durrës, si dhe pas akuzave publike se hidrovoret nuk po funksionojnë dhe thirrjeve për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Në reagimin e tij, Rama ka bërë thirrje për qetësi dhe durim, duke theksuar se situata kërkon menaxhim dhe ndihmë konkrete për qytetarët e prekur.

“Të gjithë i ka lodhur ky shi i ftohtë dhe i madh, sidomos kur shihen pamjet e shtëpive të përmbytura, dëmtimet dhe humbjet e gjësë së gjallë. E di që fjala durim mund të tingëllojë si cingërisje veshësh, por është e domosdoshme”, është shprehur kryeministri.

Rama ka hedhur poshtë akuzat se përmbytjet janë pasojë e mosfunksionimit të hidrovoreve, duke theksuar se reshjet e dendura nuk ndalen me shpifje, as lumenjtë nuk kthehen në shtrat përmes protestave apo sloganeve politike. Sipas tij, thirrjet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme vetëm sa krijojnë ndarje dhe konfuzion, pa kontribuar në rritjen e sigurisë për qytetarët.

Ai ka theksuar se situata e rënduar nuk është vetëm në Shqipëri, por ka prekur një hartë të gjerë rajonale dhe evropiane, nga Italia dhe Greqia, deri në Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, për shkak të të njëjtave kushte atmosferike ekstreme.Nga mbledhja e komitetit të Emergjencave Civile për të adresuar situatën e krijuar nga përmbytjet, kryeministri Edi Rama tha se do të dëmshpërblehen të gjitha banesat e prekura.

“Do të investohen 11 mln euro apo 8% më shumë se vitin e shkuar. Investimet kanë rindërtuar 536 kanale ujitëse dhe kullimi që ishin të përgjysmuara. Investimi më i madh ka qenë transformi i trupave të emergjencave, nga trupa pa kokë dhe të vështirë s’ka më keq, nga trupa që vihen në punë. Nëse reshjet e pazakonta të ditëve të fundit ranë dhe përmbytën njësoj vendet e rajonit, sot Shqipëria krejt tjetër.

Kur ne erdhëm në qeveri me malin e borxheve i shlyem një më një dhe kemi përballuar me dinjitet njerëzor e shtetëror, jo vetëm detyrimet ndaj përmbytjeve. Sot dua t’i siguroj të dëmtuarit që do të qëndrojmë me të njëjtin dinjitet, qoftë për banesat dhe gjënë e gjallë. Dëshiroj të theksoj se puna intensive dhe mobilimi i pandalur 24 orë në të gjithë territorin ku është nevoja dhe e bashkive, do të vazhdojë e pandërprere deri në kapërcimin e kësaj situatë. Ua them të gjithë deputetëve të pranishëm në këtë mbledhje përmes zoom, që të të angazhuar, edhe sot edhe nesër, edhe pasi momenti I vështirë të jetë kapërcyer, pranë njerëzve dhe me njerëzit”-u shpreh Rama.

Në fund, kryeministri ka vënë theksin te ndryshimet klimatike dhe përgjegjësia qytetare, duke deklaruar se kjo nuk është më klima me të cilën janë rritur brezat e mëparshëm. Sipas tij, ndotja, hedhja e mbetjeve dhe shkatërrimi i pyjeve vetëm sa i përkeqësojnë pasojat e ndryshimeve klimatike.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës në terren, ndërsa strukturat e emergjencave janë në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët e prekur nga përmbytjet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments