Kryeministri Edi Rama ka rikujtuar qytetarët shqiptarë se prej të mërkurës, 1 Qershor, do të ndalohen qeset plastike një përdorimëshe.
Kreu i qeverisë thotë se do të nisë një epokë e re “për Shqipërinë patriotike”. Rama thotë se kjo bëhet në favor të mbrojtjes së atdheut të fëmijëve tanë.
“Duke ju kujtuar se prej të mërkurës nis një epokë e re për Shqipërinë patriotike, me ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimëshe në favor të mbrojtjes së atdheut të fëmijëve tanë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama e shoqëron postimin e tij me një video.