3.7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeEdi Rama i reagon Pendarovskit: Nuk mund ta ndash Maqedoninë nga Shqipëria

Edi Rama i reagon Pendarovskit: Nuk mund ta ndash Maqedoninë nga Shqipëria

Kryeministri shqiptar, Edi Rama reagoi ndaj deklaratës së presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në të cilën ai thotë se veçimi i Maqedonisë së Veriut nga paketa me Shqipërinë, nuk është gjë e mirë, por është mënyra e vetme e mundshme për të marrë dritë jeshile për fillimin e negociatave me BE-në.

Rama këtë qëndrim të presidentit Pendarovski e vlerëson si habitës, duke përkujtuar siç thotë në kontributin kyç të Shqipërisë dhe shqiptarëve në proceset demokratike tek vendi fqinj. Sipas tij, kjo kërkesë nga Pendarovski, nuk është as e drejtë e as praktike. “Presidenti Pendarovksi nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat? Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë dhe shqiptarëve në zhvillimet demokratike dhe rrugën evropiane të shtetit mik. S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!”, shkruan Rama.

Deklaratën e presidentit të Maqedonisë e komentoi edhe ish-shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, sipas të cilit veçimi i Maqedonisë nga Shqipëria do të ishte gabim strategjik për BE-në. “Sipas KE-së edhe Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut i përfunduan detyrat e shtëpisë. Në kushte të tilla veçimi i tyre do të ishte gabim strategjik për BE-në. Nevoja për fillimin e negociatave përkon me kërkesat e shoqërive të të dyja vendeve, të historisë dhe rajonit”, shkroi Bushati në Tuiter.

Pendarovski deklaratën e ka dhënë për Euroaktiv gjatë vizitës në Bruksel, me ç’rast ka shtuar se problemi më i madh është se si të zbatohet ndarja. “Në Shqipëri tani është kaos. Opozita i braktisi institucionet. Çfarë të themi? Ne kishim rekomandim pozitiv nga Komisioni edhe paraprakisht, ndërsa edhe më herët kemi qenë të veçuar nga Shqipëria”, deklaroi Pendarovski për Euroaktiv të enjten.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments