Kryeministri Edi Rama këmbënguli sot si në komunikimin online “Sy më sy”, ashtu edhe në një takim me asamblet socialiste të 4 njesive të kryeqytetit se vetëm Partia Socialiste do të jetë garantja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Si tregues domethënëse se kjo forcë ishte dhe do të jetë mburoja e reformës Rama tregon qasjen e re te ShBA.
“SPAK e bëri Amerika, e mban Amerika, SPAK i kishte njerëzit e Amerikës te Stacioni Trenit atje, hynin paradite pasdite kanë ikur, nuk janë më. Për herë të parë në historinë tonë, që kanë ndodhur ose ndodhin, keni dëgjuar ju deklaratë për SPAK, pati një moment që BE pati një deklaratë për ato që thoni ju ndërhyrje apo presione, që thashë unë dhe do i them përsëri, nuk i heq asnjë presje”, shprehet Rama.
Nëse do të donte, siç e akuzojnë të shkrijë SPAK-un, Rama thotë se skenarin do ta kishte shumë të thjeshte ta vinte në jetë.
“Këneta është e përbetuar që do ta shkrijë SPAK-un. Nëse do isha dhe unë i interesuar për këtë, do ishte më e thjeshta fare. E dini se si do vinte ai bufi, me një”, tha Rama.
Pa e përmendur si rast konkret akuzën e Veliajt ndaj prokurorit të çështjes së tij se e ka ofenduar në sallën e gjyqit, Rama tha se ka shumë shembuj që tregojnë se janë shkelur të drejtat e njeriut në shumë raste nga SPAK.
“Kushdo që merr në pyetje këdo aty te Stacioni i Trenit, duhet të ketë parasysh se duhet ta respektojë. Këtu do kemi një problem të madh te mungesa e respektit dhe mungesa e vlerësimit bazik të së drejtës dhe lirësisë kushtetuese të gjithsecilit”, tha Rama.
Në të dy daljet kryeministri foli për përpjekjet që ka bërë për të luftuar korrupsion ndaj sipas tij askush jashtë PS nuk mund t’ju kërkojë llogari sepse kjo siguron është vetëm luftë e tyre me të gjitha kostot që po merr përsipër.
“Është më e tmerrshmja që ne ta pranojmë pa luftë, që të na kërkojnë ne hesap të tjerët, ne mund t’i kërkojmë hesap njëri-tjetrit ju mund të kërkoni hesap, mua unë mund t’ju kërkoj hesap juve, brenda po brenda, po askush jashtë kësaj partie nuk na kërkon dot në hesap, për luftën kundër korrupsionit, sepse çfarë po ndodh sot është lufta jonë. Nuk jemi ne viktimat këtu”, shprehet Rama.
Gjithësesi argumenti i Ramës që thotë se është dhe e vërteta e faktuar është ecuria e procesit të negociatave. Nëse Shqipëria do të ishte e zhytur në krime e korrupsion si e pikturon opozita ai siguron nuk do të përparonte me negociatat e antarësimit. Siguron se PS është e vetmja forcë që do të antarësojë vendin në BE e për këtë arsye socialistët duhet të trokasin në çdo derë për të kërkuar votat për një mandat të katërt.
Tv Klan