Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, fton të gjithë diplomantët dhe profesionistët e marrëdhënieve ndërkombëtare të aplikojnë për të qenë pjesë e Misionit të Shqipërisë në Bruksel.
Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri Rama bëri të ditur sot se skuadra e Shqipërisë në Bruksel do të rritet në numër dhe ekspertizë.
“Për të gjithë diplomatët e profesionistët e rinj të marrëdhënieve ndërkombëtare në vend apo ata jashtë vendit, të cilët janë angazhuar me institucione ndërkombëtare, për të aplikuar dhe konkurruar për t’u bërë pjesë e #TeamAlbania4EU në Misionin e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, ku përfaqësia jonë do të rritet në numër e në ekspertizë”, shkruan Rama.