3.7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeEdi Rama: Brenda majit duam të hapim kufijtë tokësorë, fluturimet do të...

Edi Rama: Brenda majit duam të hapim kufijtë tokësorë, fluturimet do të jenë të kufizuara

Kufijtë tokësorë të Shqipërisë priten që të hapen brenda muajit maj.

Kështu deklaroi kryeministri Rama në konferencën online me gazetarët.

Ai u shpreh se masat do të lehtësohen brenda muajit, ndërsa fluturimet ajrore do të jenë të kufizuara, tha Rama, pasi Schengen është i mbyllur deri në 15 qershor.

Rama: Brenda pak ditësh do të dalim me një vendimmarrje. Masa janë lehtësuar mjaftueshëm, do të lehtësohen brenda muajit, se kur nuk di ta them. Brenda muajit duam që edhe kufijtë tokësor të hapen. Shpresoj që kjo të jetë e mundur. Kemi hequr detyrimin e karantinimit në hotel. Schengeni është i mbyllur deri në 15 qershor që do të thotë se fluturimet ajrore janë të kufizuara.

Mundësia e një përsëritje të një vale të re dhe nëse numrit kërcejnë përtej pritshmërive të arsyeshme dhe do të kërcënohet sistemi shëndetësor do të detyrohemi që të rimbyllemi, prandaj secili duhet të bëjë çmos që të mbrojë veten dhe të tjerët, sepse përndryshe mund të kthehemi në situata më të vështira se ato që kaluam, se mund të jemi jo vetëm më të mbyllur, por edhe më të ekspozuar

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments