4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeEdi Rama: BE-ja është gruaja, Ballkani i Hapur është burri, kur të...

Edi Rama: BE-ja është gruaja, Ballkani i Hapur është burri, kur të jetë nusja gati, mund ta bëjmë dasmën

 Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Bashkimin Europian për mos hapjen e negociatave të anëtarësimit. Nga Ohri ku mbahet samiti i radhës i Ballkanit të Hapur, kreu i qeverisë shqiptare e konsideroi këtë proces si një “dasmë” ku vendet e Ballkanit janë “burri” kurse BE-ja është “gruaja”.

Sipas Kryeministri Rama, Shqipëria do të presë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, por nuk do të përgatitet më për këtë proces.

“Dy fjalë për samitin evropian dhe dasmën e radhës. Unë e kam thënë dhe më përpara. Shqipëria nuk përgatitet më për atë dasmë. Nëse do ndodhi dasma do shkojmë me rroba të rastit. Ballkani i Hapur është burrë, Europa e bashkuar është nusja. Kjo është keq për ne, do ishte më mirë të ishim ne nusja se do na merrnin më shpejt. Ne e kemi shumë të qartë rrugën tonë. Ne do ta ndërtojmë Europën këtu. Do ndërtojmë këtu sistemet tona të funksionimit ekonomik. Prandaj i them miqve tanë të Maqedonisë, mos e merrni me kaq stres këtë punën e BE-së, se na futët edhe ne stresin. Ka dalë Bullgaria, Bullgaria është burrë për vete. Nëse do duan ta bëjnë dasmën këtu jemi, nëse s’do duan prapë këtu do jemi.

Edhe Bullgaria kur të mërzitet me këtë kukullën që ka gjetur atje, do ta hedhi. Se këtu bëhet fjalë për të hapur bisedën, jo për të mbyllur bisedën. Ne të vazhdojmë bisedën midis nesh.

Dikur kur shkoja në Bruksel shkoja që të merrja kurajo nga ata. Tani kur shkoj në Bruksel më duket sikur duhet t’i jap kurajo atyre”, deklaroi Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments