Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ke ka quajtur lajm të trishtuar vdekjen e mikes së madhe të shqiptarëve Madalene Albright.
“Lajm i trishtueshëm ndarja nga jeta e sekretares së Shtetit Madalene Albright, gruaja që mbikëqyri rrugën e lirisë së Kosovës. Respekt”, ka shkruar Rama në Facebook, ku ka publikuar një fotografi të Albright me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Madeleine Albright, e para Sekretare Amerikane e Shtetit, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar me anë të një email-i për stafin e Albright Stonebridge Group, një firmë e themeluar nga Albright.