29.4 C
Tetovo
E hënë, 14 Korrik, 2025
BallinaLajmeEdhe ushtarët profesionistë dolën në protestë. Kërkojnë transferim pasi t’i mbushin 45...

Edhe ushtarët profesionistë dolën në protestë. Kërkojnë transferim pasi t’i mbushin 45 vjet

Edhe pse paraprakisht paralajmëruan se do të organizojnë protestë para Qeverisë me vendosjen e tendave, ushtarët profesionistë lënë edhe një javë afat për plotësimin e kërkesave të tyre. Thonë se kjo sot është vetëm protestë paralajmëruese, megjithatë nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre për transferim të tyre institucional pasi i mbushin 45 vjet, paralajmërojnë protesta më radikale.

“Tashmë 3 vjet për pjesë të ushtarëve nuk ka zgjidhje. Sindikata vazhdimisht zhvillonte takime me përfaqësues të disa institucioneve për të gjetur zgjidhje, por pa sukses. Në takimin e fundit që e patëm me ministrin e brendshëm,  thanë se nuk duan dhe se nuk do të pranojnë pjesëtarë të Armatës në policinë kufitare. Në ligjin për shërbim në Armatë ka disa pjesë që ofrojnë zgjidhje si për shembull pagesë të shkëputjes  apo  transferim në një institucion tjetër, tha Adnan Aliti, Sindikata e Ushtarëve Profesionistë.

Ushtarët profesionistë u shprehën të pakënaqur me rrogat e tyre, thonë se një pjesë e madhe prej tyre transferohen në vende të punës ku marrin rrogë minimale duke u bërë raste sociale

Tani, me rritjen e rrogës minimale, u është rritur paga edhe atyre, por këtu është shkelur Kushtetuta për shkak se për dikë është gjetur zgjidhje, janë transferuar ose në Policinë e burgjeve, te zjarrfikësit, ose punojnë si persona civilë me të ardhura më të larta, ndërsa disa të pjesëtarëve punojnë për rrogë minimale me çka, nga ushtari e shndërrojmë në rast social, tha Aliti.

Dje, përfaqësues të Sindikatës së ushtarëve profesionistë u takuan me ministren e mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska ku janë dakorduar që të ketë ndryshime të ligjit për shërbim në Armatë. Nga Ministria e mbrojtjes e përshëndetën vendimin e sindikatës për pezullimin e protestës.

Në fakt, ndryshimet e reja të ligjit parashikojnë propozime që në mënyrë konsiderueshme do t’i përmirësojnë të drejtat e pjesëtarëve tanë, siç është harmonizimi me rrogën minimale, që do të thotë rritje lineare e rrogave. Sa i përket pagesës së shkëputjes, është që e njëjta të jetë  1000 euro për çdo vit të kaluar në Armatë për ushtarët e moshës  45 vjeçare. Do të shqyrtohet mundësia që ushtarët profesionistë që i kanë mbushur 45 vjet, të transferohen në institucionet nëse brenda zgjidhjeve sistematike hapet një mundësi e tillë, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

Deri në fund të këtij viti, rreth 200 ushtarë profesionistë do të jenë  të moshës 45 vjeçare, dhe sipas ligjit  do të duhet të marrin pagesë të shkëputjes  ose të gjendet mundësi për transferimin e tyre  nëpër institucionet e tjera.

Edhe pse paraprakisht paralajmëruan se do të organizojnë protestë para Qeverisë me vendosjen e tendave, ushtarët profesionistë lënë edhe një javë afat për plotësimin e kërkesave të tyre. Thonë se kjo sot është vetëm protestë paralajmëruese, megjithatë nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre për transferim të tyre institucional pasi i mbushin 45 vjet, paralajmërojnë protesta më radikale.

“Tashmë 3 vjet për pjesë të ushtarëve nuk ka zgjidhje. Sindikata vazhdimisht zhvillonte takime me përfaqësues të disa institucioneve për të gjetur zgjidhje, por pa sukses. Në takimin e fundit që e patëm me ministrin e brendshëm,  thanë se nuk duan dhe se nuk do të pranojnë pjesëtarë të Armatës në policinë kufitare. Në ligjin për shërbim në Armatë ka disa pjesë që ofrojnë zgjidhje si për shembull pagesë të shkëputjes  apo  transferim në një institucion tjetër”, tha Adnan Aliti, Sindikata e Ushtarëve Profesionistë.

Ushtarët profesionistë u shprehën të pakënaqur me rrogat e tyre, thonë se një pjesë e madhe prej tyre transferohen në vende të punës ku marrin rrogë minimale duke u bërë raste sociale.

“Tani, me rritjen e rrogës minimale, u është rritur paga edhe atyre, por këtu është shkelur Kushtetuta për shkak se për dikë është gjetur zgjidhje, janë transferuar ose në Policinë e burgjeve, te zjarrfikësit, ose punojnë si persona civilë me të ardhura më të larta, ndërsa disa të pjesëtarëve punojnë për rrogë minimale me çka, nga ushtari e shndërrojmë në rast social”, tha Aliti.tv21.tv

Dje, përfaqësues të Sindikatës së ushtarëve profesionistë u takuan me ministren e mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska ku janë dakorduar që të ketë ndryshime të ligjit për shërbim në Armatë. Nga Ministria e mbrojtjes e përshëndetën vendimin e sindikatës për pezullimin e protestës.

Në fakt, ndryshimet e reja të ligjit parashikojnë propozime që në mënyrë konsiderueshme do t’i përmirësojnë të drejtat e pjesëtarëve tanë, siç është harmonizimi me rrogën minimale, që do të thotë rritje lineare e rrogave. Sa i përket pagesës së shkëputjes, është që e njëjta të jetë  1000 euro për çdo vit të kaluar në Armatë për ushtarët e moshës  45 vjeçare. Do të shqyrtohet mundësia që ushtarët profesionistë që i kanë mbushur 45 vjet, të transferohen në institucionet nëse brenda zgjidhjeve sistematike hapet një mundësi e tillë”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

Deri në fund të këtij viti, rreth 200 ushtarë profesionistë do të jenë  të moshës 45 vjeçare, dhe sipas ligjit  do të duhet të marrin pagesë të shkëputjes  ose të gjendet mundësi për transferimin e tyre  nëpër institucionet e tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments