10.6 C
Tetovo
E martë, 13 Maj, 2025
BallinaLajmeBotaEdhe Trump mund të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë që do të...

Edhe Trump mund të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë që do të zhvillohen në Stamboll

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përmendur të hënën mundësinë e bashkimit në bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Turqi të enjten.

Trumpi do të nisë të martën vizitën e tij në Arabinë Saudite, Emirate të Bashkuara Arabe dhe Katar.“Mendoj se mund të kemi një rezultat të mirë nga takimi i së enjtes në Turqi midis Rusisë dhe Ukrainës. Po mendoja të udhëtoja atje. Nuk e di se ku do të jem të enjten. Kam shumë takime, por po mendoja të fluturoja atje”, u ka thënë ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të hënën.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar të dielën homologut të tij rus, Vladimir Putin, takim sy më sy në Stamboll, më 15 maj.Zelensky ka shkruar në X se ai do të jetë të enjten personalisht në Stamboll, për një takim me Putinin.

Kremlini nuk i është përgjigjur ende kërkesës, teksa ka refuzuar po ashtu të komentojë se kush do të përbëjë delegacionin e Rusisë në bisedimet me Ukrainën.Kërkesa e Zelenskyt ka ardhur disa orë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, kishte kërkuar bisedime direkte me Ukrainën, më 15 maj, në Stamboll.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments