5.1 C
Tetovo
E hënë, 9 Mars, 2026
BallinaLajmeEdhe sivjet Teatri i Tetovës vështirë të përfundojë! Ministria ndau vetëm 57...

Edhe sivjet Teatri i Tetovës vështirë të përfundojë! Ministria ndau vetëm 57 milionë nga 300 milionët e nevojshme

Fundi i këtij viti duhet të shënojë lëshimin në përdorim të objektit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës. Megjithatë, punimet në fazën e dytë janë realizuar vetëm 35%, ndërsa Ministria e Kulturës ka ndarë vetëm 57 milionë denarë nga 300 milionët e nevojshme sipas dinamikës së parashikuar. Drejtoresha e Qendrës për Kulturë, Njomza Ismaili, thotë se me këtë ritëm do të duhen shumë vite që objekti të hapet, por shpreson se ribalansi i buxhetit do të mundësojë mjete shtesë.Këtë vit janë paraparë 57 milionë denarë deri në fund të vitit dhe me shpresë se kjo shumë nuk do të mbetet me kaq dhe në bashkëpunim me institucionet që kanë shprehë gatishmëri për të na ndihmuar, pasi që me 57 milionë denarë ky objekt nuk mund të ngitet në ndonjë përqindje vetë punëve që duhet të bëhen. Diku 35% flasim për fazën dytë dhe nëse vazhdohet më këtë ritëm është për keqardhje pasi objekti do të vazhdojë pa u hapur”, tha Njomza Ismaili – drejtoreshë e Qendrës për Kulturë – Tetovë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments