9.8 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeEdhe Ramush Haradinaj pasi ra pre e rusëve e pranoi / ...

Edhe Ramush Haradinaj pasi ra pre e rusëve e pranoi / Ishte grackë shumë e mirë, ata janë agjentë e jo komedianë

Kryeministri Ramush Haradinaj e sheh si grackë të mirë atë të komedianëve rusë, duke u shtirur si ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshkenko, raporton Periskopi.

‘’Ka qenë gracnkë shumë e mirë. Kanë teknologji, janë agjentë. Hyjnë në numrin e tjetrit. Ty të del që po të thërret Ramushi. Unë kam pasë biseda me ta. I janë bë edhe njerëzve të tjerë gjëra të tilla.  Më thanë që Poroshenko po kërkon  mbështetje, e unë i thashë me na njoft Kosovën sepse i ka ardhë vakti’’, tha sot Haradinaj në Frontal.

Humoristi i ka thënë Haradinajt se pas zgjedhjeve presidenciale, në Ukrainë do ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, në shkëmbim të mbështetjes së tij.
Vovan dhe Leksus e kanë marrë dy herë në telefon Kryeministrin kosovar, një herë në janar dhe një herë në prill.

Në bisedën e publikuar në “youtube”, nga ‘Russia 24 tv’, Haradinaj i premton mbështetje Poroshenkos së rreme, duke i thënë se do ta përkrahë publikisht përmes llogarisë së tij në “twitter”.

“Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për iu, dhe jam i lumtur që mund t’iu uroj sukses për të dielën. Kjo është shumë e rëndësishme për shtetin, do të lutem për iu në të gjitha zgjedhjet”, ka thënë Haradinaj, e pas kësaj, humoristi i përgjigjet “se pas fitores do ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur”.

Në vazhdën e kësaj bisede, Haradinaj, që nuk ka kuptuar asgjë, ka publikuar dhe një status në profilin e vet, në “twiiter”, ku i uronte fitore Poroshenkos në zgjedhje, dhe atij që mendonte se ishte Kryeministri i ardhshëm, Vovan Lexusov.

“Populli i Kosovës dhe ai i Ukrainës qëndrojnë së bashku për liri dhe prosperitet”, shkroi Haradinaj, që nuk ka bërë, megjithate pohime të forta në bashkëbisedim si ato të homologut Zaev./PERISKOPI/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments