Ndërsa bota përballet me luftëra, dhunë dhe jostabilitet, Instituti për Ekonomi dhe Paqe publikoi Indeksin Global të Paqes për vitin 2025. Ky indeks rendit vendet më të sigurta dhe më pak të sigurta në botë, duke përfshirë gjithsej 163 vende.
Në krye të listës dominon Europa, me Islandën në vendin e parë. Nga rajoni ynë, Sllovenia renditet e 9-ta, Kroacia e 19-ta, Bullgaria e 29-ta, Greqia e 45-ta, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 59-të, Kosova e 63-ta, ndërsa Serbia e 64-ta.
Midis 20 vendeve më të sigurta në botë janë Islanda, Irlanda, Zelanda e Re, Austria, Zvicra, Singapori, Portugalia, Danimarka, Sllovenia, Finlanda, Republika Çeke, Japonia, Malajzia, Holanda, Kanadaja, Belgjika, Hungaria, Australia, Kroacia dhe Gjermania.
Në nivel global, indeksi shënon një rënie të përgjithshme prej 0.36% në nivelin e sigurisë, me 74 vende që përmirësuan pozitat dhe 87 që ranë në renditje.
Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 51-të, menjëherë mbi Shqipërinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat ndajnë vendin e 52-të. Në Evropë, vendi ynë pozicionohet i 27-ti, duke u kategorizuar si një nga vendet “lartë të sigurta”.
Nga fuqitë botërore, Britania e Madhe ndodhet në vendin e 30-të, Franca në të 74-tin, Shtetet e Bashkuara në të 128-tin, Irani në të 142-tin, Izraeli në të 155-tin, ndërsa Ukraina dhe Rusia renditen në vendet e fundit, respektivisht 162 dhe 163.