3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeEdhe një mesazh i ashpër nga zyrtar i ambasadës amerikane në Shkup:...

Edhe një mesazh i ashpër nga zyrtar i ambasadës amerikane në Shkup: Qytetarët presin zero tolerancë ndaj korrupsionit

Edhe një mesazh i ri kundër korrupsionit vjen nga përfaqësues i ambasadës amerikane në Shkup. Drejtori ekonomik i ambasadës, Jarek Bus duke kërkuar zero tolerancë ndaj korrupsionit, për herë të parë ka përdorur edhe shprehjen për fund të poltronizmit të institucioneve ndaj partive politike.

“Këtë presin dhe meritojnë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Ata duan zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe fundin e poltronizmit ndaj partive politike. Progresi është një rrugë e gjatë. Edhe pse nuk ka asnjë zgjidhje të vetme magjike, dua të theksoj se institucionet janë të një rëndësie vendimtare. Institucionet e forta dhe të pavarura do të jenë rezistente ndaj atyre që duan të abuzojnë me sistemin. Lufta kundër korrupsionit fillon me një angazhim nga lart poshtë dhe me zero tolerancë për abuzimin e sistemit”, theksoi të premten Bus, duke folur në Konferencën për promovim të kapitalit konstruktiv, organizuar nga Instituti për Demokraci Societas Civilis Shkup.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments