12.3 C
Tetovo
E mërkurë, 18 Shtator, 2024
BallinaLajmeEdhe një margaritar bashkëjetese nga Taravari për largimin e shqiptarëve nga puna:...

Edhe një margaritar bashkëjetese nga Taravari për largimin e shqiptarëve nga puna: Mendoj se ka kaluar koha kur njerëzit pinësoheshin në baza etnike

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari përmes një postimi në profilin e tij në FB ka reaguar rreth largimit masiv të shqiptarëve nga puna duke akuzuar ish-partitë në pushtet se i kanë mbajtur me kontrata dhe se tani më ka kaluar koha e punësimeve etnike.

Postimi i plotë:

Një nga fenomenet më të shëmtuara të regjimit që iku, ishin të famshmet Kontrata! Duke përdorur varfërinë e njerëzve, ata i joshën me këto marrëveshje të shëmtuara gjoja pune, duke i instruktuar madje që as mos të paraqiteshin fare në vendin e punës…

Kjo masakër dhe tallje me dinjitetin e njerëzve, ky implikim direkt në krim pasiv, është nga më mizorët që ky grup kriminal ka bërë. Duke i kërkuar vota si shkëmbim, vota të kushtëzura, duke i premtuar që kontratat 6 mujore, pas zgjedhjeve do të ktheheshin në “vendime” pune, ata luajtën pa asnjë skrupull dhe me dinjitetin e njerëzve.

Tani duke përdorur disa individë që kanë rënë në rrjetën e tyre, ata krijojnë kinse drama për pushim nga puna apo diskriminim etnike. Janë të rrezikuar shumë dhe kjo i çon që të përdorin çdo mjet për qëllimin e tyre.

Këtë qasje e bëj vetëm në emër të atyre njerëzve të drejtë e të pafajshëm të cilët kanë rënë prè e Mashtrimit të Tyre! Ato kontrata të dhimbshme dhe të turpshme, në disa raste edhe me njerëz që as nuk e dinin se çfarë pune bënin, që bëheshin funksionale vetëm ditën e rrogës, janë vepra e fundit armiqësore e ish-regjimit.

Nëse sot ka 10 kontrata të ndërprera, nëpërmjet konkurseve dhe aftësive ne kemi pranuar 60 të punësuar të rinj.

Dhe sa për këtë ndarjen etnike gjoja në punësime, nuk kam dashur të flas sepse mendoj se tani ka ikur koha e vjetër ku njerëzit dalloheshin etnikisht.

Por nëse kjo ndihmon deklaroj se kemi punësuar shumë shqiptarë dhe do të punësojmë edhe më shumë! Dallimi është që ne nuk luajmë me dinjitetin e tyre dhe nuk i reklamojmë si arritje tonën sepse Punësimi është një vend që fitohet me meritë!

Ndryshimi tjetër i yni është që do të mendojmë për secilin, edhe për ata që kanë qenë viktima të joshjes perfide dhe koruptive, sepse ky shtet nuk është më i asnjë partie, Shteti është vetëm i Nënshtetasëve të tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments