12.4 C
Tetovo
E enjte, 30 Tetor, 2025
BallinaLajmeMesut Shabani / “Lojaliteti i njëanshëm nuk është bashkëjetesë”:Show mediatik.Mickoski e Mexhiti...

Mesut Shabani / “Lojaliteti i njëanshëm nuk është bashkëjetesë”:Show mediatik.Mickoski e Mexhiti shëtitën sot me Mendi Qyrën në Strugë ?!

www.telegrami.mk

lajmi interaktiv

Në Maqedoninë e Veriut shpesh kërkohet që shqiptarët të dëshmojnë “lojalitet” ndaj shtetit, ndërsa shumica maqedonase shpëton pa u matur me të njëjtin standard. Kjo krijon një asimetri politike dhe morale.

Kur një shqiptar flet për barazi, menjëherë i vihet etiketa “rrezik për shtetin” ose “ekstremist”. Por kur një maqedonas përçan apo fyen publikisht shqiptarët — madje edhe figura politike —, rrallë ka ndëshkim apo reagim institucional. Kjo tregon se lojaliteti kërkohet të jetë vetëm njëkahësh: nga pakicat drejt shumicës, jo si detyrim i ndërsjellë qytetarësh ndaj shtetit të përbashkët.

Në një shtet vërtet demokratik, lojaliteti duhet të jetë dypalësh: shteti respekton dhe garanton barazinë, qytetarët e respektojnë ligjin dhe institucionet. Por sa kohë që maqedonasit shihen si “pronarë të shtetit”, e shqiptarët si “të ftuar”, ky ekuilibër nuk arrihet.Shëtitja në Strugë s’është për bashkëjetesë të sinqertë, por show politik.

PRA Lojaliteti i njëanshëm nuk është bashkëjetesë

Shëtitja e Mickoskit dhe Mexhitit me Qyrën në Strugë u paraqit si shembull i “bashkëjetesës qytetare”. Në realitet, ishte vetëm një shfaqje politike për kamera.

Në Maqedoninë e Veriut, kërkesa për “lojalitet ndaj shtetit” rëndom u drejtohet shqiptarëve. Ata duhet të dëshmojnë se janë “të mirë”, “pa rrezik” dhe “lojalë ndaj Maqedonisë”. Ndërkohë, shumica maqedonase — që e ka kontrollin e institucioneve, mediave dhe narrativës kombëtare — nuk matet me të njëjtin standard.

Kur një shqiptar kërkon barazi, menjëherë etiketohet si radikal. Kur një maqedonas shfaq urrejtje apo përjashtim, quhet “patriot”. Kështu, lojaliteti kthehet në instrument politik për të mbajtur një status-quo ku një palë është gjithmonë nënshtruar dhe tjetra mbi ligjin.

Nëse shteti vërtet dëshiron bashkëjetesë, atëherë lojaliteti duhet të jetë dypalësh: shteti të garantojë barazi reale, ndërsa qytetarët ta respektojnë atë. Derisa kjo të ndodhë, çdo shëtitje e përbashkët, çdo foto me buzëqeshje do të mbetet thjesht marketing politik — jo sinjal i sinqertë i një shoqërie të barabartë.

Shkurt e shqip – lojaliteti pa barazi është nënshtrim, jo bashkëjetesë

====================================================

lajmi aktiv që qarkullon

https://alsat.mk/mickoski-e-mexhiti-shetiten-sot-me-qyren-ne-struge

=====================================================

www.telegrami.mk

Mesut Shabani Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments