11.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeEdhe gjysmëvjetori pa libra

Edhe gjysmëvjetori pa libra

Nga gjithsej 126 tekste shkollore për të gjitha lëndët e detyrueshme dhe zgjedhore në arsimin nëntëvjeçar, më 1 shtator të këtij viti, MASH-i nuk ka siguruar as 46, që është më shumë se një e treta e numrit të përgjithshëm të teksteve dhe vetëm nxënësit e klasave të para dhe të dyta e nisën vitin shkollor me tekste për të gjitha lëndët. Tani që jemi në prag të nisjes të gjysmëvjetorit të dytë, sërish nxënësit do të kenë mungesë të librave

Anëmsha SHABANI

Shkup, 15 janar  Një pjesë e madhe e nxënësve po kalojnë pushime dimërore pa pasur para vetes të gjitha tekstet për vitin shkollor 2023/24. Ndërsa viti i ri shkollor nisi me probleme të vjetra, pasi në dy të kaluarën, jo të gjitha tekstet janë dorëzuar në kohë përkundër njoftimeve të rregullta të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës (MASH) se “tekstet do të dorëzohen javën e ardhshme ose në fund të vitit muaj”. Problemi më i madh këtë vit ishte shpërndarja e teksteve për klasat e treta dhe të gjashta për lëndën e re Histori dhe shoqëri, si dhe për matematikë, të cilat janë sipas planprogramit të ri të dalë nga Konceptit të ri në arsimin fillor. Një nga risitë më të mëdha në Konceptin e ri ishte pikërisht bashkimi i disa lëndëve në një, por deri tani – në vend të përparimit, ka sjellë konfuzion dhe ka lënë nxënësit pa tekste.

Nga gjithsej 126 tekste shkollore për të gjitha lëndët e detyrueshme dhe zgjedhore në arsimin nëntëvjeçar, më 1 shtator të këtij viti, MASH-i nuk ka siguruar as 46, që është më shumë se një e treta e numrit të përgjithshëm të teksteve dhe vetëm nxënësit e klasave të para dhe të dyta e nisën vitin shkollor me tekste për të gjitha lëndët.

Pikërisht për këtë, më 5 shtator, Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi njoftoi se do të ngrejë padi për mbrojtje nga diskriminimi në interes të publikut kundër MASH-it për shkak të shkeljes të së drejtës për qasje të barabartë në arsim cilësor për një grup më të madh nxënësish të shkollave fillore, duke mos ofruar tekste shkollore për secilën lëndë dhe në të gjitha gjuhët, në arsimin e detyrueshëm nëntëvjeçar. Ndërkaq dy muaj më vonë, MASH-i, përmes një komunikate për media, bëri të ditur se janë shtypur tekstet për klasën e gjashtë, por edhe pse ka filluar dorëzimi, jo të gjithë kanë marrë tekste. “Ju bëjmë me dije se tekstet e klasës së gjashtë, të cilat tashmë janë miratuar nga Komisioni Kombëtar i Teksteve dhe kanë marrë një procesverbal CIP, tashmë janë duke u shtypur dhe dorëzuar në shkolla. Përgjegjësit për dorëzimin janë sa më të përgjegjshëm dhe të angazhuar, në marrëveshje me menaxhmentet e shkollave do të dorëzojnë tekstet edhe gjatë kësaj fundjave”, njoftoi MASH.

Por edhe ky premtim ishte bosh, pasi një muaj më vonë – në dhjetor, ministri Jeton Shaqiri bëri një deklaratë të re, ku tha se deri më tani janë dorëzuar 1.6 milionë tekste, përfshirë edhe nxënësit e shkollave të mesme profesionale që studiojnë një program të ri, por pranoi se tekstet ende mungojnë. Nga ana tjetër, mungesa e teksteve është gjithashtu një sfidë për prindërit dhe arsimtarët, ku prindërit ankohen se materialet që u jepen nuk do t’i ndihmojnë as për notë kaluese.

“Mungesa e teksteve dhe e materialeve të përshtatshme na sjell breza analfabetë. Një pjesë e teksteve që i kanë marrë me vonesë, janë si libra me figura, në të cilat nuk ka përkufizim termi, ka vetëm shembuj pa kontekst”, ankohen prindërit. Përveç prindërve, mungesa e teksteve është një sfidë e veçantë edhe për mësuesit. Mësuesi i Historisë në një shkollë fillore në Shkup thotë se i gjithë mësimi po shkon shumë vështirë, pasi mësuesit janë të detyruar të shtypin materiale të vjetra, të shkruajnë të reja, në mënyrë që njohuritë t’ua përcjellin nxënësve. “Kurrikula e re në fakt është zgjeruar në krahasim me programin e vitit 2004, që do të thotë se tani duhet të kopjojmë dhe shtypim materiale të vjetra, por edhe të shkruajmë të reja që të mund të mësojmë fare”, thotë mësuesit e Historisë.

Megjithatë, ministri Shaqiri theksoi se problemi më i madh është mungesa e recensentëve për tekstet e reja sipas planprogramit të ri. MASH-i tashmë ka shpallur konkurse për shkrimin e teksteve shkollore për vitin e ardhshëm, si dhe një thirrje për recensentët që do të vlerësojnë nëse teksti përputhet me kurrikulën. Por, shumica e recensentëve heqin dorë. (koha.mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments